Sahihu i Buhariut — Hadithi 7322

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullah Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin ia dha besën të Dërguarit të Allahut ﷺ për Islam (dhe qëndrim në Medinë). Por, personin në fjalë e goditi një sëmundje në Medinë, kështu që erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, ma tërhiq besën time.” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ refuzoi. Ai sërish erdhi dhe tha: “Ma tërhiq besatimin tim.” I Dërguari i Allahut ﷺ prapë refuzoi. Ai prapë i erdhi dhe i tha: “Ma tërhiq besën time.” Por i Dërguari i Allahut ﷺ prapë refuzoi. Atëherë beduini doli nga Medina, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit) : e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ السَّلَمِيِّ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّ أَعْرَابِيًّا بَايَعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَلَى الإِسْلاَمِ، فَأَصَابَ الأَعْرَابِيَّ وَعْكٌ بِالْمَدِينَةِ. فَجَاءَ الأَعْرَابِيُّ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَقِلْنِي بَيْعَتِي. فَأَبَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ جَاءَهُ فَقَالَ: أَقِلْنِي بَيْعَتِي. فَأَبَى. ثُمَّ جَاءَهُ فَقَالَ: أَقِلْنِي بَيْعَتِي، فَأَبَى. فَخَرَجَ الأَعْرَابِيُّ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّمَا الْمَدِينَةُ كَالْكِيرِ، تَنْفِي خَبَثَهَا، وَيَنْصَعُ طِيبُهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7322