Sahihu i Buhariut — Hadithi 7343

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Seid ibn Rebia na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ikrime, e ky nga ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte, teksa isha në Luginën Akikë, më erdhi një i dërguar prej Zotit tim dhe më tha: “Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: “ (Po hyj në ihram për) umre dhe haxh.” Harun ibn Ismaili ka thënë: “Na ka treguar Aliu se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... umre në kuadër të haxhit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ الرَّبِيعِ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْمُبَارَكِ عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ: حَدَّثَنِي عِكْرِمَةُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ عُمَرَ - رضى الله عنه - حَدَّثَهُ قَالَ: حَدَّثَنِي النَّبِيُّ ﷺ قَالَ: "أَتَانِي اللَّيْلَةَ آتٍ مِنْ رَبِّي وَهُوَ بِالْعَقِيقِ، أَنْ: صَلِّ فِي هَذَا الْوَادِي الْمُبَارَكِ، وَقُلْ: عُمْرَةٌ وَحَجَّةٌ". وَقَالَ هَارُونُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: عُمْرَةٌ فِي حَجَّةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7343