Sahihu i Buhariut — Hadithi 7343
16. Nënkapitulli: Fjalët që Pejgamberi ﷺ ka përmendur dhe nxitja për unitetin e dijetarëve dhe unitetin e banorëve të dy haremeve: "Mekës dhe Medinës, ngjarjet në të cilat kanë qenë të pranishëm Pejgamberi ﷺ, muhaxhirët dhe ensarët; si dhe faltorja, minberi dhe varri i Pejgamberit ﷺ
7343. Nga: Omer ibn Hatabi
Seid ibn Rebia na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ikrime, e ky nga ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte, teksa isha në Luginën Akikë, më erdhi një i dërguar prej Zotit tim dhe më tha: “Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: “(Po hyj në ihram për) umre dhe haxh.”
Harun ibn Ismaili ka thënë: “Na ka treguar Aliu se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... umre në kuadër të haxhit.”