7350. 7351. Ismaili transmeton nga vëllai i tij, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Abdulmexhid ibn Suhejl ibn Abdurrahman ibn Aufi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin duke treguar se Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një burrë ensar nga fisi benu adij dhe e caktoi mëkëmbës të Hajberit, i cili i solli hurma të majme. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “A janë të gjitha hurmat e Hajberit kësisoj?” - Jo, o i Dërguari i Allahut, betohem në Allahun, ne blejmë një saë hurmash të këtilla me dy saë hurmash (të dobëta). - “Mos veproni kështu! Porse (blini) një për një, ose shitni këto dhe me vlerën e tyre blini të tjerat . Të njëjtën gjë veprojeni me çdo gjë që peshohet”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ عَنْ أَخِيهِ، عَنْ سُلَيْمَانَ [بْنِ بِلاَلٍ]، عَنْ عَبْدِ الْمَجِيدِ بْنِ سُهَيْلِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ: أَنَّهُ سَمِعَ سَعِيدَ بْنَ الْمُسَيَّبِ يُحَدِّثُ: أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ وَأَبَا هُرَيْرَةَ - رضي الله عنهما - حَدَّثَاهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَعَثَ أَخَا بَنِي عَدِيٍّ الأَنْصَارِيَّ وَاسْتَعْمَلَهُ عَلَى خَيْبَرَ، فَقَدِمَ بِتَمْرٍ جَنِيبٍ، فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَكُلُّ تَمْرِ خَيْبَرَ كَذَا؟" قَالَ: لاَ وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا لَنَشْتَرِي الصَّاعَ بِالصَّاعَيْنِ مِنَ الْجَمْعِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ تَفْعَلُوا، وَلَكِنْ مِثْلاً بِمِثْلٍ، أَوْ بِيعُوا هَذَا وَاشْتَرُوا بِثَمَنِهِ مِنْ هَذَا، وَكَذَلِكَ الْمِيزَانُ".