Sahihu i Buhariut — Hadithi 7357

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Mensur ibn Safija, e ky nga nëna e tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua e pyeti Pejgamberin ﷺ si të pastrohet nga menstruacioni. Ai iu përgjigj: “Merr një copë pëlhure të parfumuar dhe pastrohu me të.” - Si të pastrohem me të, o i Dërguari i Allahut? - pyeti sërish ajo. - “Pastrohu”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Po si të pastrohem me të, o i Dërguari i Allahut? - pyeti sërish ajo. - “Pastrohu me të”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Aishja tha: “Unë e kuptova çfarë kishte për qëllim i Dërguari i Allahut, andaj e tërhoqa atë (grua) nga vetja dhe e mësova.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ عَنْ مَنْصُورِ بْنِ صَفِيَّةَ، عَنْ أُمِّهِ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ امْرَأَةً سَأَلَتِ النَّبِيَّ ﷺ. حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ - هُوَ ابْنُ عُقْبَةَ -: حَدَّثَنَا الْفُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ النُّمَيْرِيُّ [الْبَصْرِيُّ] عَنْ مَنْصُورُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ ابْنُ شَيْبَةَ: حَدَّثَتْنِي أُمِّي عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ امْرَأَةً سَأَلَتِ النَّبِيَّ ﷺ عَنِ الْحَيْضِ كَيْفَ تَغْتَسِلُ مِنْهُ؟ قَالَ: "تَأْخُذِينَ فِرْصَةً مُمَسَّكَةً فَتَوَضَّئِينَ بِهَا". قَالَتْ: كَيْفَ أَتَوَضَّأُ بِهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "تَوَضَّئِي". قَالَتْ: كَيْفَ أَتَوَضَّأُ بِهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "تَوَضَّئِينَ بِهَا". قَالَتْ عَائِشَةُ: فَعَرَفْتُ الَّذِي يُرِيدُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَجَذَبْتُهَا إِلَيَّ فَعَلَّمْتُهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7357