Sahihu i Buhariut — Hadithi 7367

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Mekij ibn Ibrahimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka thënë Atai, e ky nga Xhabiri. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: Muhamed ibn Bekri ka thënë: Na ka treguar ibn Xhurejxhi se Atai tregon: “Teksa Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ishte me disa njerëz, tha: “Ne, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, hymë në ihram vetëm për haxh, pa umre. Pejgamberi ﷺ erdhi mëngjesin e ditës së katërt të dhul hixhes (në Mekë). Kur arritëm, Pejgamberi ﷺ na urdhëroi të lirohemi nga ihramët dhe tha: “Lirohuni nga ihramët dhe (mund të) bëni marrëdhënie me gratë (tuaja) .” Xhabiri thotë: “Nuk ka qenë detyrim, porse ua ka lejuar gratë atyre.” Ai vazhdon: “Pejgamberi ﷺ u informua se ne po themi: “Nuk na kanë mbetur as pesë ditë deri në Arafat dhe ai po na urdhëron të lirohemi (nga ihramët) për gratë tona e të shkojmë në Arafat, ndërkohë kemi bërë marrëdhënie intime?!” - dhe Xhabiri bënte me dorë duke e lëkundur. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha: “Ju e dini se unë jam më i devotshmi, më i sinqerti dhe më vepërmiri ndaj Allahut. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha prej ihramëve siç liroheni ju, andaj lirohuni. Sikur të mund të kthehesha mbrapa, do të veproja ndryshe: nuk do ta merrja kurbanin me vete.” Kështu, ne u liruam prej ihramëve, dëgjuam dhe u bindëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: قَالَ عَطَاءٌ وَقَالَ جَابِرٌ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَقَالَ مُحَمَّدُ بْنُ بَكْرٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَنِي عَطَاءٌ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ فِي أُنَاسٍ مَعَهُ قَالَ: أَهْلَلْنَا أَصْحَابَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْحَجِّ خَالِصًا لَيْسَ مَعَهُ عُمْرَةٌ. قَالَ عَطَاءٌ: قَالَ جَابِرٌ: فَقَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ صُبْحَ رَابِعَةٍ مَضَتْ مِنْ ذِي الْحِجَّةِ، فَلَمَّا قَدِمْنَا أَمَرَنَا النَّبِيُّ ﷺ أَنْ نَحِلَّ وَقَالَ: "أَحِلُّوا وَأَصِيبُوا مِنَ النِّسَاءِ". قَالَ عَطَاءٌ: قَالَ جَابِرٌ: وَلَمْ يَعْزِمْ عَلَيْهِمْ وَلَكِنْ أَحَلَّهُنَّ لَهُمْ. فَبَلَغَهُ أَنَّا نَقُولُ: لَمَّا لَمْ يَكُنْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ عَرَفَةَ إِلاَّ خَمْسٌ أَمَرَنَا أَنْ نَحِلَّ إِلَى نِسَائِنَا فَنَأْتِي عَرَفَةَ تَقْطُرُ مَذَاكِيرُنَا الْمَذْىَ. قَالَ: وَيَقُولُ جَابِرٌ بِيَدِهِ هَكَذَا، وَحَرَّكَهَا. فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "قَدْ عَلِمْتُمْ أَنِّي أَتْقَاكُمْ لِلَّهِ وَأَصْدَقُكُمْ وَأَبَرُّكُمْ، وَلَوْلاَ هَدْيِي لَحَلَلْتُ كَمَا تَحِلُّونَ، فَحِلُّوا فَلَوِ اسْتَقْبَلْتُ مِنْ أَمْرِي مَا اسْتَدْبَرْتُ مَا أَهْدَيْتُ". فَحَلَلْنَا وَسَمِعْنَا وَأَطَعْنَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7367