Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve, Ibn Musejebi, Alkame ibn Vekasi dhe Ubejdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), teksa po e tregonte ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të, tha: “Kur iu vonua shpallja të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai e thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe Usame ibn Zejdin, për t'i pyetur dhe për t'u konsultuar me ta për ta ndarë gruan e tij (Aishen). Usame i tregoi atë që dinte për pafajësinë e saj. Ndërkaq, Aliu i tha: “Allahu nuk të ka vënë kufizime, ka edhe shumë gra të tjera krahas saj, megjithatë kërkoji shërbëtores të ta thotë të vërtetën.” I Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti (Berirën): “A ke parë ndonjëherë diçka tek ajo, që të ngjall dyshime për të?” Berira i tha: “Jo, unë nuk kam parë gjë (të keqe), përveç faktit se ajo është vajzë shumë e re, ndodh që ta zërë gjumi e ta lërë brumin e familjes (pa kujdes) dhe të vijnë pulat e ia hanë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngjit në minber dhe tha: “O ju muslimanë! Kush më mbështet të hakmerrem ndaj atij që më ka prekur në nder të familjes? Betohem në Allahun se unë di vetëm të mira për familjen time.” Pastaj e përmendi pafajësinë e Aishes.” Këtë e transmeton edhe Ebu Usame nga Hishami.
حَدَّثَنَا الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: حَدَّثَنِي عُرْوَةُ وَابْنُ الْمُسَيَّبِ، وَعَلْقَمَةُ بْنُ وَقَّاصٍ، وَعُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - حِينَ قَالَ لَهَا أَهْلُ الإِفْكِ، قَالَتْ: وَدَعَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلِيَّ ابْنَ أَبِي طَالِبٍ وَأُسَامَةَ بْنَ زَيْدٍ حِينَ اسْتَلْبَثَ الْوَحْىُ يَسْأَلُهُمَا، وَهُوَ يَسْتَشِيرُهُمَا فِي فِرَاقِ أَهْلِهِ. فَأَمَّا أُسَامَةُ فَأَشَارَ بِالَّذِي يَعْلَمُ مِنْ بَرَاءَةِ أَهْلِهِ، وَأَمَّا عَلِيٌّ فَقَالَ: لَمْ يُضَيِّقِ اللَّهُ عَلَيْكَ، وَالنِّسَاءُ سِوَاهَا كَثِيرٌ، وَسَلِ الْجَارِيَةَ تَصْدُقْكَ. فَقَالَ: "هَلْ رَأَيْتِ مِنْ شَىْءٍ يَرِيبُكِ؟" قَالَتْ: مَا رَأَيْتُ أَمْرًا أَكْثَرَ مِنْ أَنَّهَا جَارِيَةٌ حَدِيثَةُ السِّنِّ تَنَامُ عَنْ عَجِينِ أَهْلِهَا فَتَأْتِي الدَّاجِنُ فَتَأْكُلُهُ. فَقَامَ عَلَى الْمِنْبَرِ فَقَالَ: "يَا مَعْشَرَ الْمُسْلِمِينَ مَنْ يَعْذِرُنِي مِنْ رَجُلٍ بَلَغَنِي أَذَاهُ فِي أَهْلِي؟ وَاللَّهِ مَا عَلِمْتُ عَلَى أَهْلِي إِلاَّ خَيْرًا". فَذَكَرَ بَرَاءَةَ عَائِشَةَ. وَقَالَ أَبُو أُسَامَةَ: عَنْ هِشَامٍ.