Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Zekerija Gasaniu, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ligjëroi njerëzve, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Çka më propozoni mua në lidhje me disa njerëz të cilët e shajnë familjen time? Ndërkohë, unë kurrë nuk di gjë të keqe për të (familjen) .” Urve tregon: “Pasi Aishja u informua për këtë (shpifjen), ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, a më jep leje të shkoj te familja ime?” Ai i dha leje dhe dërgoi me të një shërbëtor. Dikush prej ensarëve tha: “I lartësuar je Ti (o Zot), neve nuk na takon të flasim për këtë! I lartësuar je Ti, kjo është shpifje e madhe!”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي زَكَرِيَّاءَ الْغَسَّانِيُّ عَنْ هِشَامٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَطَبَ النَّاسَ فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ وَقَالَ: "مَا تُشِيرُونَ عَلَيَّ فِي قَوْمٍ يَسُبُّونَ أَهْلِي؟ مَا عَلِمْتُ عَلَيْهِمْ مِنْ سُوءٍ قَطُّ". وَعَنْ عُرْوَةَ قَالَ: لَمَّا أُخْبِرَتْ عَائِشَةُ بِالأَمْرِ قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتَأْذَنُ لِي أَنْ أَنْطَلِقَ إِلَى أَهْلِي؟ فَأَذِنَ لَهَا وَأَرْسَلَ مَعَهَا الْغُلاَمَ. وَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ: سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لَنَا أَنْ نَتَكَلَّمَ بِهَذَا، سُبْحَانَكَ هَذَا بُهْتَانٌ عَظِيمٌ.