Sahihu i Buhariut — Hadithi 7380

Teuhidi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kush thotë se Muhamedi ﷺ e ka parë Zotin e vet, ka gënjyer, sepse Allahu thotë: “Atë s'e arrijnë dot shikimet.” (Enam, 103) Ashtu siç ka gënjyer edhe ai që thotë se e di të fshehtën, ndërkohë që Allahu ka thënë se askush s'e di të fshehtën pos Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: مَنْ حَدَّثَكَ أَنَّ مُحَمَّدًا ﷺ رَأَى رَبَّهُ فَقَدْ كَذَبَ وَهُوَ يَقُولُ: ﴿لاَ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ﴾ [الأنعام: ١٠٣] وَمَنْ حَدَّثَكَ أَنَّهُ يَعْلَمُ الْغَيْبَ فَقَدْ كَذَبَ، وَهُوَ يَقُولُ: لاَ يَعْلَمُ الْغَيْبَ إِلاَّ اللَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7380