Sahihu i Buhariut — Hadithi 740

Ezani · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit urdhëroheshin që gjatë namazit të vendosnin dorën e djathtë mbi parakrahun e majtë. Ebu Hazimi thotë: “Këtë gjë Sehli ia atribuonte Pejgamberit ﷺ.” Ismaili ka thënë: “I atribuohej”, e, nuk ka thënë: “Ia atribuonte.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: كَانَ النَّاسُ يُؤْمَرُونَ أَنْ يَضَعَ الرَّجُلُ الْيَدَ الْيُمْنَى عَلَى ذِرَاعِهِ الْيُسْرَى فِي الصَّلاَةِ‏.‏ قَالَ أَبُو حَازِمٍ: لاَ أَعْلَمُهُ إِلاَّ يَنْمِي ذَلِكَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ‏.‏ قَالَ إِسْمَاعِيلُ: يُنْمَى ذَلِكَ‏.‏ وَلَمْ يَقُلْ يَنْمِي‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/740