Sahihu i Buhariut — Hadithi 740

87. Nënkapitulli: Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në namaz

740. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit urdhëroheshin që gjatë namazit të vendosnin dorën e djathtë mbi parakrahun e majtë.

Ebu Hazimi thotë: “Këtë gjë Sehli ia atribuonte Pejgamberit ﷺ.”

Ismaili ka thënë: “I atribuohej”, e, nuk ka thënë: “Ia atribuonte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 740

Fjalë të panjohura?