Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Zejd ibn Harithe erdhi për t'u ankuar, kurse Pejgamberi ﷺ i thoshte: “Kije frikë Allahun dhe mbaje gruan tënde!” Enesi shton: “Sikur i Dërguari i Allahut ﷺ të mbante fshehtë diçka, do ta fshihte këtë.” Pastaj tha: “Zejnebja mburrej kundrejt grave të tjera të Pejgamberit ﷺ duke thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, kurse mua më kurorëzoi Allahu i Lartësuar, prej mbi shtatë qiejve.” Thabiti transmeton: “Ajeti “... Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh dhe ti po u frikësohesh njerëzve ... ” (Ahzab, 37) ka zbritur për çështjen e Zejnebes dhe Zejd ibn Harithes.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ الْمُقَدَّمِيُّ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: جَاءَ زَيْدُ بْنُ حَارِثَةَ يَشْكُو فَجَعَلَ النَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ: " اتَّقِ اللَّهَ، وَأَمْسِكْ عَلَيْكَ زَوْجَكَ". قَالَ أَنَسٌ: لَوْ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ كَاتِمًا شَيْئًا لَكَتَمَ هَذِهِ. قَالَ: فَكَانَتْ زَيْنَبُ تَفْخَرُ عَلَى أَزْوَاجِ النَّبِيِّ ﷺ تَقُولُ: زَوَّجَكُنَّ أَهَالِيكُنَّ، وَزَوَّجَنِي اللَّهُ تَعَالَى مِنْ فَوْقِ سَبْعِ سَمَوَاتٍ. وَعَنْ ثَابِتٍ: ﴿وَتُخْفِي فِي نَفْسِكَ مَا اللَّهُ مُبْدِيهِ وَتَخْشَى النَّاسَ...﴾ [الأحزاب: ٣٧] نَزَلَتْ فِي شَأْنِ زَيْنَبَ وَزَيْدِ بْنِ حَارِثَةَ.