Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, hyra në xhami, ku i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ulur dhe, pasi dielli perëndoi, Pejgamberi ﷺ më tha: “O Ebu Dherr, vallë, e di ku shkon ky (Dielli) ?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai shkon dhe kërkon leje të bëjë sexhde dhe i jepet leja. (Para Kiametit) sikur i thuhet atij: “Kthehu nga ke ardhur!” Atëherë lind nga perëndimi.” Pastaj citoi: “Ky është vendi i caktuar i tij” , sipas leximit të Abdullahut.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ - هُوَ التَّيْمِيُّ - عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ قَالَ: دَخَلْتُ الْمَسْجِدَ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَالِسٌ، فَلَمَّا غَرَبَتِ الشَّمْسُ قَالَ: "يَا أَبَا ذَرٍّ، هَلْ تَدْرِي أَيْنَ تَذْهَبُ هَذِهِ؟". قَالَ: قُلْتُ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "فَإِنَّهَا تَذْهَبُ تَسْتَأْذِنُ فِي السُّجُودِ فَيُؤْذَنُ لَهَا، وَكَأَنَّهَا قَدْ قِيلَ لَهَا: ارْجِعِي مِنْ حَيْثُ جِئْتِ. فَتَطْلُعُ مِنْ مَغْرِبِهَا". ثُمَّ قَرَأَ: (ذَلِكَ مُسْتَقَرٌّ لَهَا). فِي قِرَاءَةِ عَبْدِ اللَّهِ.