Sahihu i Buhariut — Hadithi 7425

Teuhidi · Transmetuesi: Zejd ibn Thabiti

Shqip

Musai transmeton nga Ibrahimi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ubejd ibn Sebaku, e ky nga Zejd ibn Thabiti; [t]: Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Sebaku se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri më thirri (për ta tubuar Kuranin) dhe unë fillova ta tuboj Kuranin, derisa ajetet e fundit të sures Teube i gjeta (të shkruara) vetëm tek Ebu Huzejme Ensariu e tek askush tjetër: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj...” (Teube, 128) - deri në fund të sures Berae (Teube).” Jahjai na ka thënë: “Na ka treguar Lejthiu nga Junusi me zinxhir të njëjtë transmetimi dhe ka thënë: “... tek Ebu Huzejme Ensariu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى، عَنْ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ بْنِ السَّبَّاقِ: أَنَّ زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ؛ [ح:] وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ ابْنِ السَّبَّاقِ: أَنَّ زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ، حَدَّثَهُ قَالَ: أَرْسَلَ إِلَىَّ أَبُو بَكْرٍ فَتَتَبَّعْتُ الْقُرْآنَ حَتَّى وَجَدْتُ آخِرَ سُورَةِ التَّوْبَةِ مَعَ أَبِي خُزَيْمَةَ الأَنْصَارِيِّ لَمْ أَجِدْهَا مَعَ أَحَدٍ غَيْرِهِ: ﴿لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفُسِكُمْ...﴾ [التوبة: ١٢٨] حَتَّى خَاتِمَةِ بَرَاءَةٌ. حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يُونُسَ، بِهَذَا وَقَالَ: مَعَ أَبِي خُزَيْمَةَ الأَنْصَارِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7425