Musededi transmeton nga Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “... Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë e as me zë tepër të ulët...”, (Isra, 110) ka thënë: “Ky ajet ka zbritur në kohën kur i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte i fshehur në Mekë. Kur e ngrinte zërin (duke lexuar Kuran) dhe e dëgjonin idhujtarët, e shanin Kuranin, Atë që e ka zbritur dhe atë që e ka përcjellë. Prandaj, Allahu i Lartësuar tha: “... Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë...” , e të dëgjojnë idhujtarët, “... dhe as me zë tepër të ulët...” , saqë shokët e tu të mos e dëgjojnë, “... por kërko një rrugë të mesme”, në mënyrë që të dëgjojnë (shokët), por jo me zë të lartë, ashtu që ta mësojnë Kuranin prej teje.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، عَنْ هُشَيْمٍ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: ﴿وَلاَ تَجْهَرْ بِصَلاَتِكَ وَلاَ تُخَافِتْ بِهَا...﴾ [الإسراء: ١١٠] قَالَ: أُنْزِلَتْ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ مُتَوَارٍ بِمَكَّةَ، فَكَانَ إِذَا رَفَعَ صَوْتَهُ سَمِعَ الْمُشْرِكُونَ فَسَبُّوا الْقُرْآنَ وَمَنْ أَنْزَلَهُ وَمَنْ جَاءَ بِهِ. وَقَالَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿وَلاَ تَجْهَرْ بِصَلاَتِكَ وَلاَ تُخَافِتْ بِهَا...﴾ [١١٠] لاَ تَجْهَرْ بِصَلاَتِكَ حَتَّى يَسْمَعَ الْمُشْرِكُونَ، وَلاَ تُخَافِتْ بِهَا عَنْ أَصْحَابِكَ فَلاَ تُسْمِعُهُمْ: ﴿وَابْتَغِ بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً﴾ [١١٠] أَسْمِعْهُمْ وَلاَ تَجْهَرْ حَتَّى يَأْخُذُوا عَنْكَ الْقُرْآنَ.