Sahihu i Buhariut — Hadithi 7552

Teuhidi · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri dhe Ameshi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, Pejgamberi ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: në Xhenet ose në Zjarr.” Njëri nga të pranishmit pyeti: “Atëherë pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)?” - “ (Jo por) punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar) ,” - pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (Lejl, 5-7)

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مَنْصُورٍ، وَالأَعْمَشِ: سَمِعَا سَعْدَ بْنَ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّهُ كَانَ فِي جِنَازَةٍ فَأَخَذَ عُودًا فَجَعَلَ يَنْكُتُ فِي الأَرْضِ فَقَالَ: "مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ كُتِبَ مَقْعَدُهُ: مِنَ الْجَنَّةِ أَوْ مِنَ النَّارِ". قَالُوا: أَلاَ نَتَّكِلُ؟ قَالَ: "اعْمَلُوا فَكُلٌّ مُيَسَّرٌ: ﴿فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ * وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ * فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ﴾ [الليل: ٥-٧] ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7552