Sahihu i Buhariut — Hadithi 7552

54. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka kush që këshillohet (me të)?”

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secilit i lehtësohet (puna) për çfarë është krijuar.” Muxhahidi ka thënë: Ne ta kemi lehtësuar ty Kuranin me gjuhën tënde, pra, ta kemi lehtësuar leximin e tij. Matar Verraku, për ajetin: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka kush që këshillohet (me të)?”, (Kamer, 17) ka thënë: A ka kush që kërkon dije, e të ndihmohet.

7552. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri dhe Ameshi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, Pejgamberi ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: në Xhenet ose në Zjarr.”
Njëri nga të pranishmit pyeti: “Atëherë pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)?”
- (Jo por) punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar),” - pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (Lejl, 5-7)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7552

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?