Sahihu i Buhariut — Hadithi 7560

Teuhidi · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai besimtar që e lexon Kuranin, i shëmbëllen qitros: ka shije dhe aromë të mirë, e, ai që nuk e lexon (Kuranin) , i shëmbëllen hurmës: ndonëse shijen e ka të ëmbël, aromë nuk ka. Ndërkaq, mëkatari që e lexon Kuranin, i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur, e, mëkatari që nuk e lexon Kuranin, i shëmbëllen kungullit të egër : shijen e ka të hidhët, kurse aromë nuk ka fare.”

Arabisht

حَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَثَلُ الْمُؤْمِنِ الَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَالأُتْرُجَّةِ، طَعْمُهَا طَيِّبٌ وَرِيحُهَا طَيِّبٌ. وَالَّذِي لاَ يَقْرَأُ كَالتَّمْرَةِ، طَعْمُهَا طَيِّبٌ وَلاَ رِيحَ لَهَا. وَمَثَلُ الْفَاجِرِ الَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ الرَّيْحَانَةِ، رِيحُهَا طَيِّبٌ وَطَعْمُهَا مُرٌّ. وَمَثَلُ الْفَاجِرِ الَّذِي لاَ يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ الْحَنْظَلَةِ، طَعْمُهَا مُرٌّ وَلاَ رِيحَ لَهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7560