Sahihu i Buhariut — Hadithi 7560

57. Nënkapitulli: Leximi i Kuranit nga ana e mëkatarit dhe hipokritit; zëri dhe leximi i tyre nuk i tejkalon fytin.

7560. Nga: Ebu Musa Eshariu

Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai besimtar që e lexon Kuranin, i shëmbëllen qitros: ka shije dhe aromë të mirë, e, ai që nuk e lexon (Kuranin), i shëmbëllen hurmës: ndonëse shijen e ka të ëmbël, aromë nuk ka.
Ndërkaq, mëkatari që e lexon Kuranin, i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur, e, mëkatari që nuk e lexon Kuranin, i shëmbëllen kungullit të egër
: shijen e ka të hidhët, kurse aromë nuk ka fare.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7560

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?