Sahihu i Buhariut — Hadithi 785

Ezani · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Ebu Seleme tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u priu në namaz dhe, sa herë që ulej ose ngrihej, thoshte “Allahu Ekber”. Ndërkaq, pasi e kreu, tha: “N amazi im, më së shumti nga të gjithë ju, i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أَنَّهُ كَانَ يُصَلِّي بِهِمْ، فَيُكَبِّرُ كُلَّمَا خَفَضَ وَرَفَعَ، فَإِذَا انْصَرَفَ قَالَ: إِنِّي لأَشْبَهُكُمْ صَلاَةً بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/785