Sahihu i Buhariut — Hadithi 785
115. Nënkapitulli: Shqiptimi i plotë i tekbirit gjatë përkuljes në ruku
Ibn Abasi e transmeton nga Pejgamberi ﷺ, e aty përmendet edhe Malik ibn Huvejrithi.
785. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Ebu Seleme tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u priu në namaz dhe, sa herë që ulej ose ngrihej, thoshte “Allahu Ekber”. Ndërkaq, pasi e kreu, tha: “Namazi im, më së shumti nga të gjithë ju, i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ.”