Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, më shumë se një herë, nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ ra nga një kalë dhe iu lëndua ana e djathtë e trupit. Kur shkuam për ta vizituar, hyri koha e namazit, të cilin na e fali ulur, e edhe ne u ulëm, - Sufjani njëherë tha: “Edhe ne u falëm ulur.” Pasi e kreu, tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd”, e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju.” Sufjani ka thënë: “A kështu e ka transmetuar Mameri?” Thashë: “Po.” Tha: “E ka mbajtur në mend, ashtu siç ka thënë Zuhriu: “Ve lekel hamd.” Po ashtu kam mbajtur në mend (se ka thënë): “... ana e tij e djathtë.” Kur dolëm nga Zuhriu, Ibn Xhurejxhi, - teksa isha tek ai, - tha: “... iu lëndua kërciri i djathtë.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، غَيْرَ مَرَّةٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: سَقَطَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنْ فَرَسٍ - وَرُبَّمَا قَالَ سُفْيَانُ: مِنْ فَرَسٍ - فَجُحِشَ شِقُّهُ الأَيْمَنُ، فَدَخَلْنَا عَلَيْهِ نَعُودُهُ، فَحَضَرَتِ الصَّلاَةُ، فَصَلَّى بِنَا قَاعِدًا وَقَعَدْنَا - وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: صَلَّيْنَا قُعُودًا - فَلَمَّا قَضَى الصَّلاَةَ قَالَ: "إِنَّمَا جُعِلَ الإِمَامُ لِيُؤْتَمَّ بِهِ، فَإِذَا كَبَّرَ فَكَبِّرُوا وَإِذَا رَكَعَ فَارْكَعُوا، وَإِذَا رَفَعَ فَارْفَعُوا، وَإِذَا قَالَ: سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ. فَقُولُوا: رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ. وَإِذَا سَجَدَ فَاسْجُدُوا". [قَالَ سُفْيَانُ]: كَذَا جَاءَ بِهِ مَعْمَرٌ قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ لَقَدْ حَفِظَ، كَذَا قَالَ الزُّهْرِيُّ: وَلَكَ الْحَمْدُ. حَفِظْتُ: مِنْ شِقِّهِ الأَيْمَنِ. فَلَمَّا خَرَجْنَا مِنْ عِنْدِ الزُّهْرِيِّ قَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ - وَأَنَا عِنْدَهُ: - فَجُحِشَ سَاقُهُ الأَيْمَنُ.