Sahihu i Buhariut — Hadithi 805

128. Nënkapitulli: Ulja me tekbir për në sexhde

Nafiu tregon: "Ibn Omeri i vendoste duart (në tokë) para gjunjëve."

805. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, më shumë se një herë, nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ ra nga një kalë dhe iu lëndua ana e djathtë e trupit. Kur shkuam për ta vizituar, hyri koha e namazit, të cilin na e fali ulur, e edhe ne u ulëm, - Sufjani njëherë tha: “Edhe ne u falëm ulur.” Pasi e kreu, tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd”, e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju.”

Sufjani ka thënë: “A kështu e ka transmetuar Mameri?” Thashë: “Po.” Tha: “E ka mbajtur në mend, ashtu siç ka thënë Zuhriu: “Ve lekel hamd.” Po ashtu kam mbajtur në mend (se ka thënë): “... ana e tij e djathtë.” Kur dolëm nga Zuhriu, Ibn Xhurejxhi, - teksa isha tek ai, - tha: “... iu lëndua kërciri i djathtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 805

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?