Sahihu i Buhariut — Hadithi 808

Ezani · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Mehdiu, e ky nga Vasili, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë që nuk e kryente mirë rukunë dhe sexhden. Pasi e përfundoi namazin, Hudhejfe i tha: “Nuk u fale.” Mendoj se gjithashtu ka thënë: “Sikur të vdisje kështu, nuk do të vdisje në përputhje me traditën e Muhamedit ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الصَّلْتُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مَهْدِيٌّ، عَنْ وَاصِلٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ أنَّهُ رَأَى رَجُلاً لاَ يُتِمُّ رُكُوعَهُ وَلاَ سُجُودَهُ، فَلَمَّا قَضَى صَلاَتَهُ قَالَ لَهُ حُذَيْفَةُ: مَا صَلَّيْتَ - قَالَ: وَأَحْسِبُهُ قَالَ -: [وَ] لَوْ مُتَّ، مُتَّ عَلَى غَيْرِ سُنَّةِ مُحَمَّدٍ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/808