Sahihu i Buhariut — Hadithi 808

132. Nënkapitulli: Nëse nuk e plotëson sexhden

808. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Mehdiu, e ky nga Vasili, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë që nuk e kryente mirë rukunë dhe sexhden. Pasi e përfundoi namazin, Hudhejfe i tha: “Nuk u fale.” Mendoj se gjithashtu ka thënë: “Sikur të vdisje kështu, nuk do të vdisje në përputhje me traditën e Muhamedit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 808

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?