Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi se Abdullah ibn Abdullahu tregon: “E kam parë Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të ulur këmbëkryq gjatë namazit. Prandaj, edhe unë fillova ta praktikoja këtë, edhe pse isha i ri. Kështu, Abdullah ibn Omeri më ndali dhe më tha: - Në namaz është sunet ta vendosësh shputën e djathtë pingul me tokën (duke i lakuar gishtërinjtë nga kibla) ta lakosh të majtën (anash duke u ulur mbi të). - Por ti po vepron ashtu? - i thashë. - Mua nuk po më mbajnë këmbët, - tha Abdullahu.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ كَانَ يَرَى عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يَتَرَبَّعُ فِي الصَّلاَةِ إِذَا جَلَسَ، فَفَعَلْتُهُ وَأَنَا يَوْمَئِذٍ حَدِيثُ السِّنِّ، فَنَهَانِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ وَقَالَ: إِنَّمَا سُنَّةُ الصَّلاَةِ أَنْ تَنْصِبَ رِجْلَكَ الْيُمْنَى وَتَثْنِيَ الْيُسْرَى. فَقُلْتُ: إِنَّكَ تَفْعَلُ ذَلِكَ؟ فَقَالَ: إِنَّ رِجْلَىَّ لاَ تَحْمِلاَنِي.