Sahihu i Buhariut — Hadithi 827

145. Nënkapitulli: Mënyra e uljes së Pejgamberit ﷺ në teshehud

Umu Derdai ulej në namaz siç ulen burrat, ndërkaq ajo i njihte mirëfilli rregullat e fesë.

827. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi se Abdullah ibn Abdullahu tregon: “E kam parë Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të ulur këmbëkryq gjatë namazit. Prandaj, edhe unë fillova ta praktikoja këtë, edhe pse isha i ri. Kështu, Abdullah ibn Omeri më ndali dhe më tha:

- Në namaz është sunet ta vendosësh shputën e djathtë pingul me tokën (duke i lakuar gishtërinjtë nga kibla) ta lakosh të majtën (anash duke u ulur mbi të).

- Por ti po vepron ashtu? - i thashë.

- Mua nuk po më mbajnë këmbët, - tha Abdullahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 827

Fjalë të panjohura?