Sahihu i Buhariut — Hadithi 834

Ezani · Transmetuesi: Ebu Bekër Sidiku

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri, e ky nga Abdullah ibn Amri se Ebu Bekër Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: - Më mëso një dua, që me të të lutem gjatë namazit. - “Thuaj: “Allahume ini dhalemtu nefsi dhulmen kethiran ve la jagfiru dhunube ila ente, fagfir li magfireten min indike, verhamni, ineke entel gafuru rrahim ( O Allah, vetes sime i kam bërë shumë padrejtësi (me mëkate), e mëkatet s'i fal kush pos Teje, andaj, më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro, se Ti je Falësi, Mëshiruesi ) !”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي حَبِيبٍ، عَنْ أَبِي الْخَيْرِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي بَكْرٍ الصِّدِّيقِ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: عَلِّمْنِي دُعَاءً أَدْعُو بِهِ فِي صَلاَتِي. قَالَ: "قُلِ: اللَّهُمَّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي ظُلْمًا كَثِيرًا وَلاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنْتَ، فَاغْفِرْ لِي مَغْفِرَةً مِنْ عِنْدِكَ، وَارْحَمْنِي إِنَّكَ أَنْتَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/834