Sahihu i Buhariut — Hadithi 834

149. Nënkapitulli: Duaja para selamit

834. Nga: Ebu Bekër Sidiku

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri, e ky nga Abdullah ibn Amri se Ebu Bekër Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ:

- Më mëso një dua, që me të të lutem gjatë namazit.

- “Thuaj: “Allahume ini dhalemtu nefsi dhulmen kethiran ve la jagfiru dhunube ila ente, fagfir li magfireten min indike, verhamni, ineke entel gafuru rrahim (O Allah, vetes sime i kam bërë shumë padrejtësi (me mëkate), e mëkatet s'i fal kush pos Teje, andaj, më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro, se Ti je Falësi, Mëshiruesi)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 834

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?