Sahihu i Buhariut — Hadithi 840

Ezani · Transmetuesi: Itban ibn Malik Ensariu

Shqip

Mahmud ibn Rabiu tregon: “E kam dëgjuar Itban ibn Malik Ensariun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëtar i fisit benu salim, duke thënë: “Ua falja namazin fisit tim benu salim. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: - Unë nuk shoh mirë, kurse rrjedhat e ujit më pengojnë prej xhamisë së fisit tim. Do të doja të vije e të faleshe në shtëpinë time, që ta bëj vendfalje. - “Do të vij, inshallah (në dashtë Allahu) ”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas mesditës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi së bashku me Ebu Bekrin dhe kërkoi leje për të hyrë, unë e pranova brenda dhe, ende pa u ulur, më tha: - “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” Ia bëra me shenjë drejt një pjese të shtëpisë, e ai filloi të falej dhe ne u rreshtuam mbrapa tij. Pasi dha selam, dhamë edhe ne.”

Arabisht

قَالَ سَمِعْتُ عِتْبَانَ بْنَ مَالِكٍ الأَنْصَارِيَّ، ثُمَّ أَحَدَ بَنِي سَالِمٍ قَالَ: كُنْتُ أُصَلِّي لِقَوْمِي بَنِي سَالِمٍ، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقُلْتُ: إِنِّي أَنْكَرْتُ بَصَرِي، وَإِنَّ السُّيُولَ تَحُولُ بَيْنِي وَبَيْنَ مَسْجِدِ قَوْمِي، فَلَوَدِدْتُ أَنَّكَ جِئْتَ فَصَلَّيْتَ فِي بَيْتِي مَكَانًا، حَتَّى أَتَّخِذَهُ مَسْجِدًا فَقَالَ: "أَفْعَلُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ". فَغَدَا عَلَيَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ مَعَهُ بَعْدَ مَا اشْتَدَّ النَّهَارُ، فَاسْتَأْذَنَ النَّبِيُّ ﷺ فَأَذِنْتُ لَهُ، فَلَمْ يَجْلِسْ حَتَّى قَالَ: "أَيْنَ تُحِبُّ أَنْ أُصَلِّيَ مِنْ بَيْتِكَ؟" فَأَشَارَ إِلَيْهِ مِنَ الْمَكَانِ الَّذِي أَحَبَّ أَنْ يُصَلِّيَ فِيهِ، فَقَامَ فَصَفَفْنَا خَلْفَهُ ثُمَّ سَلَّمَ، وَسَلَّمْنَا حِينَ سَلَّمَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/840