Sahihu i Buhariut — Hadithi 840

154. Nënkapitulli: Ai që nuk ia kthen selamin imamit, por mjaftohet me selamin e namazit

840. Nga: Itban ibn Malik Ensariu

Mahmud ibn Rabiu tregon: “E kam dëgjuar Itban ibn Malik Ensariun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëtar i fisit benu salim, duke thënë: “Ua falja namazin fisit tim benu salim. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë:
- Unë nuk shoh mirë, kurse rrjedhat e ujit më pengojnë prej xhamisë së fisit tim. Do të doja të vije e të faleshe në shtëpinë time, që ta bëj vendfalje.
- “Do të vij, inshallah (në dashtë Allahu)”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Pas mesditës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi së bashku me Ebu Bekrin dhe kërkoi leje për të hyrë, unë e pranova brenda dhe, ende pa u ulur, më tha:
- “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?”
Ia bëra me shenjë drejt një pjese të shtëpisë, e ai filloi të falej dhe ne u rreshtuam mbrapa tij. Pasi dha selam, dhamë edhe ne.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 840

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?