Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Umare ibn Umejri, e ky nga Esvedi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Askush të mos i bëjë hise shejtanit në namazin e vet duke besuar se nuk duhet të kthehet (nga xhemati) përveçse nga ana e djathtë. Shpesh e kam parë Pejgamberin ﷺ duke u kthyer nga ana e majtë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ عُمَارَةَ بْنِ عُمَيْرٍ، عَنِ الأَسْوَدِ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: لاَ يَجْعَلْ أَحَدُكُمْ لِلشَّيْطَانِ شَيْئًا مِنْ صَلاَتِهِ، يَرَى أَنَّ حَقًّا عَلَيْهِ أَنْ لاَ يَنْصَرِفَ إِلاَّ عَنْ يَمِينِهِ، لَقَدْ رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ كَثِيرًا يَنْصَرِفُ عَنْ يَسَارِهِ.