Sahihu i Buhariut — Hadithi 852
159. Nënkapitulli: Kthimi mbrapa ose largimi prej vendfaljes mund të bëhet qoftë djathtas, qoftë majtas
Enes ibn Maliku praktikonte që, pas namazit (kur kthehej nga xhemati), kthehej herë nga ana e djathtë, herë nga e majta. I qortonte ata që në vazhdimësi e praktikonin kthimin vetëm nga ana e djathtë.
852. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Umare ibn Umejri, e ky nga Esvedi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Askush të mos i bëjë hise shejtanit në namazin e vet duke besuar se nuk duhet të kthehet (nga xhemati) përveçse nga ana e djathtë. Shpesh e kam parë Pejgamberin ﷺ duke u kthyer nga ana e majtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 852
Fjalë të panjohura?