Sahihu i Buhariut — Hadithi 855

Ezani · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Pejgamberit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara), i cili, me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Pejgamberi ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Pejgamberi ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet.” Ahmed ibn Salihu transmeton nga Ibn Vehbiu se ka thënë: “Ia sollën në Bedër.” Ibn Vehbiu ka thënë: “Domethënë një enë me perime. Lejthiu dhe Ebu Safvani nuk kanë transmetuar nga Junusi çështjen e enës, andaj, nuk e di a është fjalë e Zuhriut apo pjesë e hadithit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: زَعَمَ عَطَاءٌ: أَنَّ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ زَعَمَ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "مَنْ أَكَلَ ثُومًا أَوْ بَصَلاً فَلْيَعْتَزِلْنَا ـ أَوْ قَالَ - فَلْيَعْتَزِلْ مَسْجِدَنَا، وَلْيَقْعُدْ فِي بَيْتِهِ". وَأَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أُتِيَ بِقِدْرٍ فِيهِ خَضِرَاتٌ مِنْ بُقُولٍ، فَوَجَدَ لَهَا رِيحًا فَسَأَلَ فَأُخْبِرَ بِمَا فِيهَا مِنَ الْبُقُولِ فَقَالَ: "قَرِّبُوهَا " إِلَى بَعْضِ أَصْحَابِهِ كَانَ مَعَهُ، فَلَمَّا رَآهُ كَرِهَ أَكْلَهَا قَالَ: "كُلْ فَإِنِّي أُنَاجِي مَنْ لاَ تُنَاجِي". وَقَالَ أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ عَنِ ابْنِ وَهْبٍ: أُتِيَ بِبَدْرٍ. قَالَ ابْنُ وَهْبٍ: يَعْنِي طَبَقًا فِيهِ خُضَرَاتٌ. وَلَمْ يَذْكُرِ اللَّيْثُ وَأَبُو صَفْوَانَ عَنْ يُونُسَ قِصَّةَ الْقِدْرِ، فَلاَ أَدْرِي هُوَ مِنْ قَوْلِ الزُّهْرِيِّ أَوْ فِي الْحَدِيثِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/855