Sahihu i Buhariut — Hadithi 855

160. Nënkapitulli: Transmetimet mbi hudhrën, qepën dhe preshin

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, qoftë prej urisë, qoftë për ndonjë shkak tjetër, të mos i afrohet xhamisë sonë.”

855. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.”

Pejgamberit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara), i cili, me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Pejgamberi ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Pejgamberi ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet.”

Ahmed ibn Salihu transmeton nga Ibn Vehbiu se ka thënë: “Ia sollën në Bedër.” Ibn Vehbiu ka thënë: “Domethënë një enë me perime. Lejthiu dhe Ebu Safvani nuk kanë transmetuar nga Junusi çështjen e enës, andaj, nuk e di a është fjalë e Zuhriut apo pjesë e hadithit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 855

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?