Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova tek Aishja, e cila ishte duke u falur dhe i thashë: “Çfarë kanë njerëzit?” Ajo bëri me shenjë nga qielli. Shikova (jashtë) dhe pashë njerëzit (në xhami) teksa faleshin. - Subhanallah! - tha ajo. - Diçka e jashtëzakonshme? - e pyeta. Ajo pohoi me kokë. Pas kësaj, fillova të falem, derisa ishte gati të më binte të fikët, andaj e laga fytyrën me ujë (për ta larguar plogështinë). (Pas namazit), Pejgamberi ﷺ u ngrit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun Fuqiplotë e pastaj tha: “Çdo gjë që s'kam pasur rastin ta shoh ndonjëherë më parë, më është shfaqur tani, në këtë vend, madje edhe Xheneti dhe Zjarri (Xhehenemi) . Më është shpallur se ju të gjithë do të sprovoheni në varret tuaja me sprova si sprova e mesihut Dexhall, ose diçka të ngjashme me të, - transmetuesi nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma. - Do t'i thuhet (secilit prej jush): “Çfarë di për këtë njeri (Pejgamberin ﷺ) ?” Besimtari, - ose ka thënë: i binduri, - transmetuesi nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - do të thotë: “Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut, na ka ardhur me argumente të qarta dhe udhëzim, e ne i jemi përgjigjur dhe e kemi pasuar. Ai është Muhamedi (tri herë) .” I thuhet: “Fli i qetë, e dimë mirë se ke qenë i bindur në këtë.” Ndërkaq, hipokriti, - ose ka thënë: i lëkundshmi, - transmetuesi nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Nuk di, dëgjoja njerëzit teksa thoshin diçka, andaj unë e thosha të njëjtën gjë.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ قَالَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ فَاطِمَةَ، عَنْ أَسْمَاءَ قَالَتْ: أَتَيْتُ عَائِشَةَ وَهِيَ تُصَلِّي فَقُلْتُ: مَا شَأْنُ النَّاسِ؟ فَأَشَارَتْ إِلَى السَّمَاءِ، فَإِذَا النَّاسُ قِيَامٌ، فَقَالَتْ: سُبْحَانَ اللَّهِ!. قُلْتُ: آيَةٌ؟ فَأَشَارَتْ بِرَأْسِهَا، أَىْ: نَعَمْ، فَقُمْتُ حَتَّى عَلَانِيَ الْغَشْىُ، فَجَعَلْتُ أَصُبُّ عَلَى رَأْسِي الْمَاءَ، فَحَمِدَ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ النَّبِيُّ ﷺ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "مَا مِنْ شَىْءٍ لَمْ أَكُنْ أُرِيتُهُ إِلاَّ رَأَيْتُهُ فِي مَقَامِي حَتَّى الْجَنَّةَ وَالنَّارَ، فَأُوحِيَ إِلَىَّ أَنَّكُمْ تُفْتَنُونَ فِي قُبُورِكُمْ، مِثْلَ - أَوْ قَرِيبًا لاَ أَدْرِي أَىَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ: يُقَالُ: مَا عِلْمُكَ بِهَذَا الرَّجُلِ؟ فَأَمَّا الْمُؤْمِنُ أَوِ الْمُوقِنُ -لاَ أَدْرِي بِأَيِّهِمَا قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ: هُوَ مُحَمَّدٌ، هُوَ رَسُولُ اللَّهِ، جَاءَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى، فَأَجَبْنَا وَاتَّبَعْنَا، هُوَ مُحَمَّدٌ. ثَلاَثًا، فَيُقَالُ نَمْ صَالِحًا، قَدْ عَلِمْنَا إِنْ كُنْتَ لَمُوقِنًا بِهِ، وَأَمَّا الْمُنَافِقُ أَوِ الْمُرْتَابُ - لاَ أَدْرِي أَىَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ: لاَ أَدْرِي، سَمِعْتُ النَّاسَ يَقُولُونَ شَيْئًا فَقُلْتُهُ".