Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, e thirri të Dërguarin e Allahut ﷺ për ta gostitur me një ushqim të përgatitur (enkas për të). Pasi hëngri, tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.” Kështu, mora një hasër, që ishte nxirë nga qëndrimi i gjatë pa u përdorur dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate, e mbrapa tij (u rreshtuam) unë dhe jetimi (që ishte me ne), ndërsa gjyshja mbrapa nesh.
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّ جَدَّتَهُ مُلَيْكَةَ دَعَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لِطَعَامٍ صَنَعَتْهُ، فَأَكَلَ مِنْهُ فَقَالَ: "قُومُوا فَلأُصَلِّيَ بِكُمْ". فَقُمْتُ إِلَى حَصِيرٍ لَنَا قَدِ اسْوَدَّ مِنْ طُولِ مَا لُبِسَ، فَنَضَحْتُهُ بِمَاءٍ فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالْيَتِيمُ مَعِي، وَالْعَجُوزُ مِنْ وَرَائِنَا، فَصَلَّى بِنَا رَكْعَتَيْنِ.