Sahihu i Buhariut — Hadithi 860

161. Nënkapitulli: Abdesi i fëmijëve dhe koha kur u obligohet gusli e pastrimi, prezantimi i tyre në namazin me xhemat, bajrame, namazin e xhenazes, si dhe rreshtimi i tyre nëpër safa

860. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, e thirri të Dërguarin e Allahut ﷺ për ta gostitur me një ushqim të përgatitur (enkas për të). Pasi hëngri, tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.”

Kështu, mora një hasër, që ishte nxirë nga qëndrimi i gjatë pa u përdorur dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate, e mbrapa tij (u rreshtuam) unë dhe jetimi (që ishte me ne), ndërsa gjyshja mbrapa nesh.

Referenca: Sahihu i Buhariut 860

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?