Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon: “Një njeri e pyeti Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - A ke qenë i pranishëm kur i Dërguari i Allahut ﷺ kishte dalë për namazin e Bajramit? - Po. Sikur të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin ﷺ, nuk do të dilja me të, - për shkak të moshës së re. - Ai shkoi te kodrina afër shtëpisë së Kethir ibn Saltit, u ligjëroi njerëzve, pastaj shkoi te gratë dhe i këshilloi ato, i rikujtoi dhe i urdhëroi të jepnin sadaka. Gratë i hiqnin gjerdanët e tyre dhe i hidhnin në rrobën e Bilalit. Pas kësaj shkuan së bashku me Bilalin në shtëpinë e tij, - tha Ibn Abasi.”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَابِسٍ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ لَهُ رَجُلٌ: شَهِدْتَ الْخُرُوجَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَ: نَعَمْ، وَلَوْلاَ مَكَانِي مِنْهُ مَا شَهِدْتُهُ - يَعْنِي مِنْ صِغَرِهِ - أَتَى الْعَلَمَ الَّذِي عِنْدَ دَارِ كَثِيرِ بْنِ الصَّلْتِ، ثُمَّ خَطَبَ ثُمَّ أَتَى النِّسَاءَ فَوَعَظَهُنَّ وَذَكَّرَهُنَّ وَأَمَرَهُنَّ أَنْ يَتَصَدَّقْنَ فَجَعَلَتِ الْمَرْأَةُ تُهْوِي بِيَدِهَا إِلَى حَلْقِهَا تُلْقِي فِي ثَوْبِ بِلاَلٍ، ثُمَّ أَتَى هُوَ وَبِلاَلٌ الْبَيْتَ.