Sahihu i Buhariut — Hadithi 863

161. Nënkapitulli: Abdesi i fëmijëve dhe koha kur u obligohet gusli e pastrimi, prezantimi i tyre në namazin me xhemat, bajrame, namazin e xhenazes, si dhe rreshtimi i tyre nëpër safa

863. Nga: Abdullah ibn Abasi

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon: “Një njeri e pyeti Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- A ke qenë i pranishëm kur i Dërguari i Allahut ﷺ kishte dalë për namazin e Bajramit?

- Po. Sikur të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin ﷺ, nuk do të dilja me të, - për shkak të moshës së re. - Ai shkoi te kodrina afër shtëpisë së Kethir ibn Saltit, u ligjëroi njerëzve, pastaj shkoi te gratë dhe i këshilloi ato, i rikujtoi dhe i urdhëroi të jepnin sadaka. Gratë i hiqnin gjerdanët e tyre dhe i hidhnin në rrobën e Bilalit. Pas kësaj shkuan së bashku me Bilalin në shtëpinë e tij, - tha Ibn Abasi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 863

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?