Sahihu i Buhariut — Hadithi 864

Ezani · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ e vonoi namazin e jacisë, derisa Omeri i tha: “Fjetën gratë dhe fëmijët.” Atëherë Pejgamberi ﷺ doli dhe u tha atyre që ishin në xhami: “Asnjë banor i Tokës nuk është duke pritur namazin , përveç jush.” Atëkohë, askund nuk falej përveçse në Medinë. Jacinë e falnin pas rënies së muzgut deri në fundin e së tretës së parë të natës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: أَعْتَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْعَتَمَةِ حَتَّى نَادَاهُ عُمَرُ: نَامَ النِّسَاءُ وَالصِّبْيَانُ‏.‏ فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ:‏ ‏"‏مَا يَنْتَظِرُهَا أَحَدٌ غَيْرُكُمْ مِنْ أَهْلِ الأَرْضِ‏"‏‏‏.‏‏ وَلاَ يُصَلَّى يَوْمَئِذٍ إِلاَّ بِالْمَدِينَةِ، وَكَانُوا يُصَلُّونَ الْعَتَمَةَ فِيمَا بَيْنَ أَنْ يَغِيبَ الشَّفَقُ إِلَى ثُلُثِ اللَّيْلِ الأَوَّلِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/864