Sahihu i Buhariut — Hadithi 864

162. Nënkapitulli: Vajtja e grave në xhami natën dhe në errësirën e agimit

864. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ e vonoi namazin e jacisë, derisa Omeri i tha: “Fjetën gratë dhe fëmijët.” Atëherë Pejgamberi ﷺ doli dhe u tha atyre që ishin në xhami: “Asnjë banor i Tokës nuk është duke pritur namazin, përveç jush.” Atëkohë, askund nuk falej përveçse në Medinë. Jacinë e falnin pas rënies së muzgut deri në fundin e së tretës së parë të natës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 864

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?