Sahihu i Buhariut — Hadithi 869

Ezani · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sikur ta dinte Pejgamberi ﷺ çfarë veprojnë gratë e sotme, do t'ua ndalonte frekuentimin e xhamive, ashtu siç qenë ndaluar gratë e benu israilëve." Jahja ibn Seidi thotë: “E pyeta Amrën: - A janë ndaluar (gratë e benu israilëve)? - Po, - tha ajo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عَمْرَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: لَوْ أَدْرَكَ النَّبِيُ ﷺ مَا أَحْدَثَ النِّسَاءُ لَمَنَعَهُنَّ كَمَا مُنِعَتْ نِسَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ‏.‏ قُلْتُ لِعَمْرَةَ: أَوَ مُنِعْنَ؟ قَالَتْ: نَعَمْ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/869