Sahihu i Buhariut — Hadithi 869
163. Nënkapitulli: Njerëzit presin që të ngrihet imami, në mënyrë që të largohen nga vendfalja
869. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sikur ta dinte Pejgamberi ﷺ çfarë veprojnë gratë e sotme, do t'ua ndalonte frekuentimin e xhamive, ashtu siç qenë ndaluar gratë e benu israilëve."
Jahja ibn Seidi thotë: “E pyeta Amrën:
- A janë ndaluar (gratë e benu israilëve)?
- Po, - tha ajo.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 869
Fjalë të panjohura?