Sahihu i Buhariut — Hadithi 87

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Hamzai thotë: “Teksa po përcillja fjalët e Ibn Abasit atyre që ishin mbrapa meje, ai tha: “Delegacioni i Abdulkajsit erdhi te Pejgamberi ﷺ, e ai u tha: “Cilët jeni ju, o delegacion?” - ose ka thënë: “ Cilët jeni ju, o njerëz?” - I thanë: “Jemi nga fisi rebia.” Pejgamberi ﷺ tha: “Mirë se erdhët, o njerëz!” Ose u tha: “O delegatë! Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë) .” I thanë: “Ne vijmë prej një toke të largët, e mes nesh dhe jush gjendet vendbanimi i jobesimtarëve të mudarit, dhe nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Andaj, na urdhëro diçka konkrete, që t'i njoftojmë edhe të tjerët që kemi lënë mbrapa, e me të ta fitojmë Xhenetin. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua urdhëroi katër gjëra dhe ua ndaloi katër të tjera, duke filluar me urdhërimin për ta besuar Allahun, Një dhe të Vetëm.” Pastaj, u tha: “A e dini ç'është besimi në Allahun, Një dhe të Vetëm?” Ata iu përgjigjën: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai i tha: “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe dhënia e një të pestës nga preja e luftës.” Pastaj, ua ndaloi: enën prej kungulli, shtambën, vorbën e lyer me katran. Shuëbe ka thënë: “(Ebu Xhemra) ndoshta e ka përmendur edhe: “fuqinë e drunjtë” ose “koritën e lyer me katran . ” Në fund, u tha: “Mësojini mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët që keni lënë mprapa jush.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ قَالَ: كُنْتُ أُتَرْجِمُ بَيْنَ ابْنِ عَبَّاسٍ وَبَيْنَ النَّاسِ فَقَالَ إِنَّ وَفْدَ عَبْدِ الْقَيْسِ أَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "مَنِ الْوَفْدُ؟ - أَوْ - مَنِ الْقَوْمُ؟". قَالُوا: رَبِيعَةُ. فَقَالَ: "مَرْحَبًا بِالْقَوْمِ ـ أَوْ بِالْوَفْدِ - غَيْرَ خَزَايَا وَلاَ نَدَامَى". قَالُوا: إِنَّا نَأْتِيكَ مِنْ شُقَّةٍ بَعِيدَةٍ، وَبَيْنَنَا وَبَيْنَكَ هَذَا الْحَىُّ مِنْ كُفَّارِ مُضَرَ، وَلاَ نَسْتَطِيعُ أَنْ نَأْتِيَكَ إِلاَّ فِي شَهْرٍ حَرَامٍ فَمُرْنَا بِأَمْرٍ نُخْبِرْ بِهِ مَنْ وَرَاءَنَا، نَدْخُلُ بِهِ الْجَنَّةَ. فَأَمَرَهُمْ بِأَرْبَعٍ، وَنَهَاهُمْ عَنْ أَرْبَعٍ أَمَرَهُمْ بِالإِيمَانِ بِاللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ وَحْدَهُ. قَالَ: "هَلْ تَدْرُونَ مَا الإِيمَانُ بِاللَّهِ وَحْدَهُ؟". قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "شَهَادَةُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامُ الصَّلاَةِ، وَإِيتَاءُ الزَّكَاةِ، وَصَوْمُ رَمَضَانَ، وَتُعْطُوا الْخُمُسَ مِنَ الْمَغْنَمِ". وَنَهَاهُمْ عَنِ: الدُّبَّاءِ وَالْحَنْتَمِ وَالْمُزَفَّتِ. قَالَ شُعْبَةُ: رُبَّمَا قَالَ: النَّقِيرِ، وَرُبَّمَا قَالَ: الْمُقَيَّرِ. قَالَ: "احْفَظُوهُ وَأَخْبِرُوهُ مَنْ وَرَاءَكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/87