Sahihu i Buhariut — Hadithi 896

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi të fundit (si umet) , por të parët në Ditën e Gjykimit. Atyre u është dhënë Libri para nesh, e neve pas tyre. Ata patën polemizuar rreth kësaj dite (ditës së premte) , kurse ne Allahu na ka udhëzuar në të (madhërimin e saj) . Të nesërmen (të shtunën) e kanë hebrenjtë , kurse të pasnesërmen (të dielën) të krishterët .” Pastaj heshti.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ‏ ‏"‏نَحْنُ الآخِرُونَ السَّابِقُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِنَا، وَأُوتِينَاهُ مِنْ بَعْدِهِمْ، فَهَذَا الْيَوْمُ الَّذِي اخْتَلَفُوا فِيهِ فَهَدَانَا اللَّهُ، فَغَدًا لِلْيَهُودِ وَبَعْدَ غَدٍ لِلنَّصَارَى‏"‏‏‏.‏‏ فَسَكَتَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/896