Sahihu i Buhariut — Hadithi 902

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Harithi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhafer ibn Zubejri, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Njerëzit zëvendësonin njëri-tjetrin për xhuma, vinin prej shtëpive të tyre nga periferitë (e Medinës). Gjatë rrugës pluhuroseshin dhe djersiteshin. Një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në shtëpinë time, erdhi njëri prej tyre, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të laheshit për këtë ditë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرُو بْنُ الْحَارِثِ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي جَعْفَرٍ، أَنَّ مُحَمَّدَ بْنَ جَعْفَرِ بْنِ الزُّبَيْرِ، حَدَّثَهُ عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: كَانَ النَّاسُ يَنْتَابُونَ الْجُمُعَةَ مِنْ مَنَازِلِهِمْ وَالْعَوَالِي، فَيَأْتُونَ فِي الْغُبَارِ، يُصِيبُهُمُ الْغُبَارُ وَالْعَرَقُ، فَيَخْرُجُ مِنْهُمُ الْعَرَقُ، فَأَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ إِنْسَانٌ مِنْهُمْ وَهُوَ عِنْدِي، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ أَنَّكُمْ تَطَهَّرْتُمْ لِيَوْمِكُمْ هَذَا!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/902