Sahihu i Buhariut — Hadithi 945

Namazi i frikës · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hendekut, Omer ibn Hatabi erdhi pas perëndimit të diellit dhe filloi t'i fyente jobesimtarët kurejshë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk arrita ta fal ikindinë, veçse pak para perëndimit të diellit. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Allahun se unë ende nuk e kam falur.” Pastaj shkoi në But'han, mori abdes dhe e fali ikindinë pas perëndimit të diellit, pastaj e fali edhe akshamin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى قَالَ: حَدَّثَنَا وَكِيعٌ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ مُبَارَكٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: جَاءَ عُمَرُ يَوْمَ الْخَنْدَقِ، فَجَعَلَ يَسُبُّ كُفَّارَ قُرَيْشٍ وَيَقُولُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا صَلَّيْتُ الْعَصْرَ حَتَّى كَادَتِ الشَّمْسُ أَنْ تَغِيبَ‏.‏ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏"‏‏وَأَنَا وَاللَّهِ مَا صَلَّيْتُهَا بَعْدُ‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ: فَنَزَلَ إِلَى بُطْحَانَ فَتَوَضَّأَ، وَصَلَّى الْعَصْرَ بَعْدَ مَا غَابَتِ الشَّمْسُ، ثُمَّ صَلَّى الْمَغْرِبَ بَعْدَهَا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/945