Sahihu i Buhariut — Hadithi 956

Dy Bajramet · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejdi, e ky nga Ijad ibn Abdullah ibn Ebu Serhu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Bajramit të Fitrit dhe Kurbanit i Dërguari i Allahut ﷺ dilte në namazgjah dhe gjëja e parë që bënte ishte namazi. Pastaj, ngrihej në drejtim të njerëzve, të cilët qëndronin ulur nëpër safa dhe i këshillonte, i porosiste dhe i urdhëronte. Po të donte të ndante ndonjë grup për ta dërguar në ndonjë mision ushtarak, e ndante, e, po të donte t'i urdhëronte për diçka, i urdhëronte. Më pas, e përfundonte ligjërimin. Kështu vazhdoi praktika e ligjërimit derisa një ditë, për Bajramin e Kurbanit ose Fitrit, dola me Mervanin, që atëkohë ishte prijës i Medinës dhe, kur arritëm në namazgjah, pashë një minber që e kishte ndërtuar Kethir ibn Salti. Mervani mori të ngjitej në minber para namazit, andaj e kapa për rrobe, por ai e tërhoqi rrobën dhe u ngjit dhe e mbajti hutben para namazit. I thashë: - Betohem në Allahun se i paskeni ndryshuar gjërat. - O Ebu Seid, gjërat nuk janë ashtu siç i mbajtke ti në mend, - më tha Mervani. - Betohem në Allahun se ajo që di unë është më e mirë sesa ajo që nuk di, - i thashë. - Njerëzit nuk prisnin të na dëgjonin pas namazit, andaj u desh që ta zhvendosnim (hutben) para namazit, - tha Mervani.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي زَيْدٌ، عَنْ عِيَاضِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي سَرْحٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَخْرُجُ يَوْمَ الْفِطْرِ وَالأَضْحَى إِلَى الْمُصَلَّى، فَأَوَّلُ شَىْءٍ يَبْدَأُ بِهِ الصَّلاَةُ ثُمَّ يَنْصَرِفُ، فَيَقُومُ مُقَابِلَ النَّاسِ، وَالنَّاسُ جُلُوسٌ عَلَى صُفُوفِهِمْ، فَيَعِظُهُمْ وَيُوصِيهِمْ وَيَأْمُرُهُمْ، فَإِنْ كَانَ يُرِيدُ أَنْ يَقْطَعَ بَعْثًا قَطَعَهُ، أَوْ يَأْمُرَ بِشَىْءٍ أَمَرَ بِهِ، ثُمَّ يَنْصَرِفُ. قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: فَلَمْ يَزَلِ النَّاسُ عَلَى ذَلِكَ حَتَّى خَرَجْتُ مَعَ مَرْوَانَ وَهُوَ أَمِيرُ الْمَدِينَةِ فِي أَضْحًى أَوْ فِطْرٍ، فَلَمَّا أَتَيْنَا الْمُصَلَّى إِذَا مِنْبَرٌ بَنَاهُ كَثِيرُ بْنُ الصَّلْتِ، فَإِذَا مَرْوَانُ يُرِيدُ أَنْ يَرْتَقِيَهُ قَبْلَ أَنْ يُصَلِّيَ، فَجَبَذْتُ بِثَوْبِهِ فَجَبَذَنِي فَارْتَفَعَ، فَخَطَبَ قَبْلَ الصَّلاَةِ. فَقُلْتُ لَهُ: غَيَّرْتُمْ وَاللَّهِ. فَقَالَ: أَبَا سَعِيدٍ، قَدْ ذَهَبَ مَا تَعْلَمُ. فَقُلْتُ: مَا أَعْلَمُ وَاللَّهِ خَيْرٌ مِمَّا لاَ أَعْلَمُ. فَقَالَ: إِنَّ النَّاسَ لَمْ يَكُونُوا يَجْلِسُونَ لَنَا بَعْدَ الصَّلاَةِ فَجَعَلْتُهَا قَبْلَ الصَّلاَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/956