Zekerija ibn Jahja Ebu Sukejni na ka thënë: Na ka treguar Muharibi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Suka se Seid ibn Xhubejri tregon: “Isha në Mina me Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur iu ngul maja e shtizës në shputë, e në atë rast shputa iu ngjit për yzengjie. Andaj, zbrita për t'ia shqitur (shtizën). Kur lajmi i shkoi Haxhaxhit, erdhi për ta vizituar Ibn Omerin dhe i tha: - Ah, ta dinim kush të ka goditur! - Ti më ke goditur, - i tha Ibn Omeri. - E si ashtu? - e pyeti Haxhaxhi. - Urdhërove të barten armët ditën (e Bajramit) që nuk lejohet të barten dhe i fute armët në Harem. Ndërkohë, armët kurrë nuk janë futur në harem, - i tha Ibn Omeri.”
حَدَّثَنَا زَكَرِيَّاءُ بْنُ يَحْيَى أَبُو السُّكَيْنِ قَالَ: حَدَّثَنَا الْمُحَارِبِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سُوقَةَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: كُنْتُ مَعَ ابْنِ عُمَرَ حِينَ أَصَابَهُ سِنَانُ الرُّمْحِ فِي أَخْمَصِ قَدَمِهِ، فَلَزِقَتْ قَدَمُهُ بِالرِّكَابِ، فَنَزَلْتُ فَنَزَعْتُهَا وَذَلِكَ بِمِنًى، فَبَلَغَ الْحَجَّاجَ فَجَعَلَ يَعُودُهُ فَقَالَ الْحَجَّاجُ: لَوْ نَعْلَمُ مَنْ أَصَابَكَ. فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: أَنْتَ أَصَبْتَنِي. قَالَ: وَكَيْفَ؟ قَالَ حَمَلْتَ السِّلاَحَ فِي يَوْمٍ لَمْ يَكُنْ يُحْمَلُ فِيهِ، وَأَدْخَلْتَ السِّلاَحَ الْحَرَمَ وَلَمْ يَكُنِ السِّلاَحُ يُدْخَلُ الْحَرَمَ.